Slide background

Për Chelsea Point

Chelsea Point është themeluar në vitin 2007 nga Alan Fox, dhe për qëllim kishte të sjellë ndërtime të cilësisë së lartë në rajon. Kompania ka ndërtuar një numër të projekteve këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është e njohur për standarde të larta të ndërtimit.

Jemi duke planifikuar edhe disa projekte të tjera për të ardhmen, të cilat nuk do të jenë të sektorit të vendbanimeve mirëpo, hapësira ku të rinjtë mund ta kalojnë kohën e lirë.
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë por ka mungesë të madhe të hapësirave argëtuese.

Shpresojmë që në vitet e ardhshme do të sjellim projekte unike, frymëzuese dhe të reja në Kosovë, të cilat do t’iu dedikohen posaçërisht të rinjëve. Sporti dhe aktivitetet e tjera për të rinj do të luajnë një rol të madh në atë se çfarë duam të ndërtojmë në të ardhmen, dhe do të ishte shumë mirë nëse do të njihnim më shumë kampionë në sport nga Kosova.

“Shpresojmë që në vitet e ardhshme do të realizojmë projekte të reja që do të jenë unike në Kosovë, dedikuar posaçërisht të rinjëve”

Pamja në mbremje e Chelsea Point – Bernica Park

”Bërnica Park është projekti më i mahnitshëm dhe më unik që do t’a realizojmë ndonjëherë”

Alan Fox – CEO

Është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i kompanisë Turgon Hardwood Flooring (www.turgon.co.uk) në Londër, e specializuar në instalimin e dyshemeve të drurit me cilësi të lartë në shtëpitë dhe apartamentet më ekskluzive në botë. Eksperienca e tij në këtë fushë  ka inspiruar  ndërtimin e Bernica Park, së bashku me kolegun e tij Marcel Zachariah.

Marcel  Zachariah – Managing Director

Marcel ka një eksperiencë 30 vjeçare në ndërtimin e pronave, duke kompletuar rreth 300 banesa të cilësisë të lartë në veri të Anglisë, më shumë se 300,000m2 njësi industriale, ndërtime të shumta komerciale si dhe 3 shtëpi për pensionistë. Marcel ka një përvojë të gjerë të dizajnit dhe ndërtimit Britanez, si dhe njeh rregullat e ndërtimit Britanez të cilat ndërkohe do të insistoj t’i prezantoj këtu. Marcel do të jetë përgjegjës për suksesin e të gjitha projekteve të ardhshme nga Chelsea Point.