Arkitektura

Londra – Stili Regency i shtëpive

Kjo periudhë shënon kohën e ndryshimeve të mëdha në Britani, sidomos në botën e arkitekturës, letërsisë, modës dhe kulturës.

John Nash ishte arkitekti më i famshëm për ndërtimin e llojit të shtëpive Regency në Londër. Dizajnet e tij përfshijnë: The West Wing në Buckingham Palace, Marble Arch, Shtëpia Clarence (shtëpia e Princit të Uellsit) si dhe apartamentet mbresëlënëse të Cumberland Terrace në Regents Park në Londër.

Shtëpitë dhe apartamentet e stilit Regency konsiderohen të jenë disa nga ndërtesat më të bukura dhe më elegante të dizajnuara ndonjëherë.

Periudha e stilit Regency?

Kjo epokë mbulon vitet 1800 deri në vitet e 1830-ta, edhe pse nëse flasim saktësisht stili Regency, nënkupton periudhën aktuale mes viteve 1811-1820.

Cila është struktura tipike e arkitekturës Regency?

Të ndërtuara në formë të gjysmëhënës shumica e shtëpive të stilit Regency janë dy ose tre katëshe, të ndërtuara me tulla dhe të përfunduara me një fasadë të bardhë. Dekorimet në fasadë që janë trashëgimi nga kultura greke, janë tipar kyç i ndërtesave të stilit Regency, siç janë dritaret dhe dyert në forme te harkut. Dritaret tipike janë të gjata dhe të holla, ndërsa dyert e hyrjes janë të ngjyrosura gjithnjë me ngjyrë të zezë, para së cilave ndodhen një seri shkallësh.