Ndërtimi

Si ndërtojmë ne

Shtepite tona ndertohen sipas specifikave te caktuara. Ne kemi menaxherë te projektit të trajnuar në Angli, te cilet Jane ne punishte cdo dite për tu siguruar se standardet e larta të mjeshtërisë të jenë në nivel, dhe për të permbushur këto standarde ne nuk nxitohemi, ndërtojmë ngadalë. Çdo fazë që ne ndërtojmë nuk përmban më shumë se 10 shtëpi.

Të gjithë punëtorët janë të punësuar drejtpërdrejt nga Chelsea Point, dhe duhet të ndjekin udhëzime të rrepta sipas rregullave në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm në procesin e ndertimit, por edhe në kërkesat e shëndetit dhe sigurisë.

Gjatë ndërtimeve ne nuk do ti pengojmë banorëve në Bernica Park, procesi i ndërtimit nuk do të fillojë para orës 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në ora 6:00 të mbrëmjes.

Dritaret e njësive të mbyllura me xham të trefishtë janë deri në gjashtë herë më efikase për të mbajtur zhurmën sesa njësitë standarde me xham të dyfishtë, si dhe rrisin shumë eficiencen termike.

Në mënyrë që të krijojmë një mjedis paqësor për familjet në Bernica Park, ne po ndjekim standardet e MB-së për izolimin e zërit midis shtëpive gjysmë të shkëputura.Secila shtëpi do të përbëhet nga mure të trasha 200mm dhe izolim i zërit 30mm midis mureve të shtëpive.Megjithëse shtëpitë quhen "Semi Detached" ato në të vërtetë janë të shkëputura pasi janë ndërtuar plotësisht veç e veç.Kjo metodë siguron që ju nuk do të jeni në gjendje të degjoni fqinjët tuaj.

Të dizajnuara me pllaka dhe invetarë me origjinë Italiane.

Klientët që blejnë direct nga plani, do të kenë mundësinë e zgjedhjes së inventarit luksoz për banjo duke përfshirë zgjedhjen e pllakave të murit dhe dyshemesë.

Chelsea Point Bernica Park do të ketë stacionin e vet të energjisë elektrike, duke siguruar energji të mjaftueshme për gjithë zhvillimin.Të gjitha vilat tona do të pajisen me sistemin e ndriçimit Lutron që ju lejon të kontrolloni të gjitha aspektet e ndriçimit në shtëpinë tuaj me telekomandë.

Ndriçimi i Lutronit është një shtesë shtesë opsionale në shtëpitë. Të gjitha shtëpitë dhe vilat tona do të pajisen me invertorë në rast të ndërprerjes së energjisë. Pikat e internetit do të vendosen në çdo dhomë, si dhe TV dhe pikat elektrike.Ju lutemi të na pyesni më shumë për planet elektrike.

Të gjitha shtëpitë do të pajisen me dysheme luksoze prej druri, të përfunduara me dorë në Londër.

Standardet e ndërtimit

Chelsea Point gjithmonë eshtë angazhuar në ndërtim sipas standardeve të Mbretërisë Bashkuar, dhe poashtu respekton standardet e kërkuara nga autoritetet lokale.Për Bernica Park, ne po ndjekim linjat udhëzuese të NHBC për ndërtim, ku pa to nuk mund të shesësh apo blesh shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto udhëzime të cilat janë jashtëzakonisht të rrepta, ekzistojnë për sigurinë e konsumatorit, të cilit i garantohet një shtëpi e ndërtuar sipas standardeve profesionale, e plotësuar me një garancion 10 vjeçar.

Shëndeti dhe Siguria

Shëndeti dhe Siguria janë fundamentale dhe pjesë integrale e kompanisë Chelsea Point.

Të gjithë ndërtuesve, inxhinierëve dhe arkitektëve në Bernica Park, u kërkohet të mbajnë uniformë pune dhe kapela të forta gjatë gjithë kohës në punishte.

Jetesa me fqinjët

Qëllimi ynë është të sjellim modele të GROUNDBREAKINGDESIGNS? dhe më të mirat e stilit të jetesës në Londër, në zemër të Prishtinës, në të njejtën kohë duke përfshirë vlerat Kosovare dhe mikpritjen e jashtëzakonshme që na u tregua këtu. Ne dëgjojmë dhe punojmë me fqinjët tanë në permbushjen e të gjitha nevojave të komunitetitt, në mënyrë që të krijojmë një strukturë të qëndrueshme duke shtruar bazën për një të ardhme më të mirë.

Ne ofrojmë vende pune për burrat dhe gratë që jetojnë në zonë, në të njejtën kohë duke krijuar një komunitet më të afërt dhe një jetë më të shëndetshme dhe më të mirë.