Qendra jonë e komunitetit dhe liqeni janë të vendosura në mes të vendbanimit të rrethuar me natyrën ku të gjithë banorët do t’a shijojnë atë pavarësisht moshës së tyre. Fitnesi gjithmone ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve në Angli, kështu që menduam që është e rëndësishme të ofrojmë një qendër fitnesi me të gjitha pajisjet, me makinat më të sofistikuara, pajisje dushi dhe sauna.
Poashtu do të ketë një Kafe Bar i dizajnuar në mënyrë përfekte duke ofruar pije të shëndetshme dhe duke dhënë mundësi për furnizim me ushqim të shëndetshëm.
Plani jonë për një dyqan ushqimor brenda vendbanimit do te jetë me të vërtetë i nevojshëm dhe i shëndetshëm. Kemi biseduar me bujqit vendor që në bashkëpunim me ta të ofrojmë produkte të freskëta vendore.
Femijët gjithmonë kanë nevojë për argëtim. Kështu që kemi menduar edhe për ta duke siguruar një hapësirë të lojrave ekskluzive për fëmijët. Nëse dëshironi të shkoni dhe të relaksoheni në palestër apo sauna, do të ndjeheni të lirë pasi do të keni ku t’i leni fëmijët tuaj.